-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Stuhia po vjen nga Jugu! Qytetet ku do të ketë bjerë shi (HARTA)

Kryesoret

Për këtë javë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme por në ditët e fundit të javës dhe sidomos gjatë fundjavës së ardhshme pritet një përmirësim por që zgjat jo shumë.

Në këtë mënyrë për ditën e sotme vendi ynë parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura të cilat në zonën e jugut dhe pjesërisht qendër do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët.

Po ashtu edhe për ditën e Martë dhe deri ditën e Enjte moti parashikohet me vranësira deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Për ditën e Premte moti parashikohet kryesisht i kthjellët por edhe alternime vranësirash kalimtare të cilat në relievet malore do të jenë hera-herës deri të dendura. Në zonën e juglindjes parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra.

Vlen për tu theksuar se gradualisht duke nisur nga dita e Premte dhe kryesisht fundjava e ardhshme nis edhe rritja graduale e temperaturave të cilat pritet të prekin vlerat 28-29 grad celcius!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit