Të shtunën e 29 Prillit u arrestuan 4 nga 6 personat e shpallur në kërkim si pjesëmarrës në vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin.
Fillimisht policia britanike kapi Edmond Haxhian, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan. Më pas policia ra në gjurmët e Harriet Bridgeman, të cilës iu vendosën prangat.
Ndërkohë ditën e sotme nga grupi hetimor kanë dalë të dhëna se Edmond Haxhia më herët kishte tentuar me oferta vrasësish dhe në Fushë-Krujë.
Policia ka bërë me dije se Haxhia i ishte afruar aq shumë shënjestrës sa kishte luajtur dhe futboll me të afërm të familjes së Nikulaj.
Ndërkohë mësohet gjithashtu se Prokuroria ka plotësuar dosjen për ekstradimin e të arrestuarve drejt Tiranës.
Brenda datës 5 maj Shqipëria duhet të kthej në anglisht provat dhe të ja dërgoj Britanisë së Madhe për të bërë të mundur ekstradimin e tyre, të cilët u përfshinë në vrasjen e biznesmenit më 19 prill në Shëngjin.
Edmond Haxhia ishte porositësi dhe organizatori i atentatit. Portugezi, Ruben Saravia ishte ekzekutori i planit, personi i shfaqur me motor dhe jelek fosforeshent i cili qëlloi për vdekje me 7 plumba biznesmenin Ardian Nikulaj, e ndërsa 4 britanikët e tjerë kishin rolin e vëzhguesit.
Për këtë ngjarje, vijon të jetë në kërkim ekzekutori, portugez Ruben Saraiva dhe anglezi, Harry Simson./ Euronews