-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia i vendos syrin një tjetër shteti: Tani nuk ekziston më

Kryesoret

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev trazon ujërat duke pretenduar se Moldavia “nuk ekziston më”.

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus është shprehur: “Një qenie enigmatike me emrin Recean (Presidenti moldav) raportoi se as presidenti i Rusisë dhe as autoritetet e tjera ruse nuk mund të hyjnë në vendin e tij, Moldavi. Por, Moldavia nuk ekziston më”.

Edhe zyrtarë të tjerë rusë kanë bërë deklarata të forta kundër Moldavisë.

“Është një shtet që po përpiqet të bëhet një vend jomiqësor me ne, me çdo kusht”, ka deklaruar zëdhënësi i presidencës ruse, Dmitri Peskov. Sipas Kremlinit, autoritetet moldave “devijojnë drejt rrugës së njohur rusofobike”.

Moldavia e ka ndaluar Presidentin rus, Vladimir Putin, që të hyjë në vend, së bashku me liderë të tjerë të lidhur me Kremlinin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit