-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debat për katet pa leje në Kushtetuese/ Kryetarja-Bardhit: Mos bëj politikë këtu

Kryesoret

Ditën e sotme po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese seanca për konfiskimin e ndërtesave pa leje me VKM të qeverisë. Dy herë seanca u shty për shkak të kërkesave të gjykatës për ankuesin, padinë e deputetëve të PD-së për parregullsi.

Konkretisht për çështjen e firmave të dy deputetëve të cilët janë larguar, pasi kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa firmat u zëvendësuan me tre firma të tjera, gjithashtu edhe autorizimi për avokatin.

Sot 29 deputetet e PD kanë autorizuar avokatin Marash Logun për t’i përfaqësuar në seancë, që është pranuar nga anëtarët e Kushtetueses.

Gjithashtu deputetët kanë autorizuar Gazment Bardhin dhe Dhurata Çupin, si përfaqësues të tyre në seancë. PD kërkon që të anulohet VKM-ja që legalizon katet e ndërtimeve pa leje në qendër të Tiranës dhe përreth.

E treta e vërteta në Kushtetuese! Nis beteja e PD-së për katet pa leje të ndërtuesve

Pjesë nga debati në Gjykatën Kushtetuese
Gazment Bardhi:
Përfitues i kësaj procedure janë një grup oligarkësh që përfitojnë nga legalizimi i pasurive të tyre të paligjshme.

Kryetarja e Kushtetueses, Holta Zaçaj: Këtu respektoni etikën. Anatemime…ne jemi këtu me sy dhe vesh për t’u marrë me thelbin e problemit. Mos bëjmë politikë. Ne e dimë që jeni deputetë, por këtu jeni palë. Ta kërkoj me shumë sinqeritet.

Gazment Bardhi: A mund të të jap përgjigje. Unë nuk përdora asnjë fjalë fyese. Përdora një term, i njohur nga literatura juridike, nuk fyeva. Thashë, kolegia më pyeti kush përfiton? Dhe unë thash, përfiton oligarkia. Iu drejtova me shumë respekt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit