Autori i vrasjes sot në Shkodër është ende në kërkim. Lek Vuksani arriti që të arratiset duke humbur gjurmët, pasi vrau kushëririn e tij 51-vjeçarin, Petrit Vuksani. Ky i fundit kishte vetëm një muaj që ishte kthyer në vendlindje, pasi ishte emigrant në Angli.
Policia e shkuar në vendngjarje, ka arritur që brenda pak minutash të identifikojë autorin e dyshuar të këtij krimi i cili mendohet që është kushëri më viktimën.
“Më jep lekët”! Kronologjia, si e vrau qiraxhiu pronarin në Shkodër?
I identifikuari që është shpallur në kërkim është Lekë Vuksani, i cili rrinte me qira në banesën e viktimës. Petrit Vuksani mendohet se kishte shkuar për t’i kërkuar lekët e qirasë Lekë Vuksanit, i cili e ka qëlluar për vdekje.
Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli përkapjen e të dyshuarit, ndërsa ngjarja mendohet se për çështje orësh pritet të zbardhet plotësisht.