-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fasadën e rrëzoi era! Ku shkuan 680 milionë Lekët që mori firma për tenderin?

Kryesoret

Mesditën e sotme ka ndodhur një ngjarje që rrezikoi jetën e fëmijëve në një shkollë 9-vjeçare në Ersekë. Fasada e shkollës “Papa Kristo Negovani” me materialet termoizoluese u shkëput dhe ra në tokë. Era e fortë duket se ka ndikuar në shkëputjen e një pjesë të tyre duke shkaktuar dëme materiale dhe panik tek nxënësit.

Fatmirësisht nuk raportohet për dëmtime në stafin mësimor apo nxënësit e kësaj shkolle. Por kur janë bërë punimet? Nga një kërkim tek faqja e prokurimeve publike rezulton se në datë 2 Tetor 2017 është shpallur fituesi, Kthella SHPK e Pjetër Nikollit për të kryer punimet për gjashtë muaj. Vlera e fondit ka qenë 680 milionë Lekë pa TVSH.

Pamjet/Era rrëzon fasadën e një shkolle në Ersekë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit