-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush e zhduku pronarin e diskos dhe “Koçolen”? Vjen reagimi i shtetit

Kryesoret

Prokuroria ka reaguar për herë të parë për zhdukjen e dy personazheve të njohur në Sarandë, Leonard Thodhorit i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovarit alias Fatmir Krasniqit, ish-pronar i një diskoje të njohur në këtë qytet.

Organi i akuzës thotë se po vazhdon hetimet për të zbardhur ngjarjen, por nuk jep shpresë, apo detaje konkrete. “Është parësor zbulimi i autorëve të ngjarjes. Hetimet po i zhvillojmë me intensitet të lartë” thotë prokuroria.

Kush e rrëmbeu “Koçolen” dhe pronarin e diskos? Vëllai: Rrumbullaku s’më dha shpresë

Paraditen e sotme familjarët e Leonard Thodhorit i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovarit alias Fatmir Krasniqit të dy nga 46-vjeç, protestuan përpara drejtorisë së Policisë së Shtetit në Tiranë duke kërkuar rinisjen e kërkimeve për gjetjen e trupave.

Brenda në takim me drejtorin e policisë, Muhamet Rrumbullaku ishte një përfaqësi e dy familjeve. Në dalje, vëllai i Fatmir Sulovarit, Gëzimi u shpreh se Rrumbullaku i kishte garantuar se kërkimet do të rinisin, por shtoi se nuk u kishte dhënë shpresë.

“O nëna më dëgjo…”! E ëma rrëfen amanetin e fundit të “Koçoles”: O bir kush të vrau

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit