-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Miku i Sulovarit tregon lëvizjet e fundit të të zhdukurve të Sarandës: Ishin të frikuar

Kryesoret

Altin Gjini, miku i Fatmir Sulovari, një prej dy personave të zhdukur në Sarandë zbuloi në studion e Euronews Albania detaje nga ngjarja e rëndë në jug të vendit.

Gjini tha se në rrugë private familjarët kanë siguruar dhe dëshminë e personit i cili ishte natën e ngjarjes me dy të zhdukurit. Sipas dëshmisë, Leonard Theodhori, 46 vjeçari i njohur si “Koçole”, ishte shumë në ankth natën e ngjarjes.

“Unë e kam dëshminë e djalit që ishte me ata atë natë. Djali në dëshminë e tij thotë se këtë natë dy të zhdukurit ishin shumë në ankth. Sidomos Koçolja, personi i dytë i humbur shikonte shpesh në rrugë, çdo makinë që kalonte dhe Fatmiri e pyeste pse e ke gjithë këtë ankth. Ai thoshte dyshova se ishin ata. Dikush e merrte në telefon “Koçolen”, dhe kur Fatmiri e pyeste kush ishte, “ishte ai”, përgjigjegj. Dhe ai mbeti gjithmonë një enigmë. Unë nuk besoj kurrë se mund të jetë një ekzekutim për 8 milion lekë, nuk besoj që njerëz profesionistë të organizojnë gjithë këtë të rrëmbejnë dy persona dhe të marrin pasoja të rënda ligjore për 8 milionë lekë”, tha miku i Sulovarit.

Sipas Gjinit, dyshohet se shkak për pengmarrjen është bërë një tokë që “Koçolja” përflitet se e ka shitur dy herë. Por ai tha se personalisht nuk mendon se kjo pengamarrje të ketë të bëjë me shifra 8 milionë lekë, pasi asnjë vrasës profesionist nuk merr përsipër pasoja të tilla ligjore dhe të rrëmbejë dy persona për këtë shifër.

Policia e Sarandës ka arrestuar 28-vjeçarin Sofokli Baxheri, për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit