Kryeministri Edi Rama sot ndodhet në fushatë për zgjedhjet lokale të 14 Majit në juglindje të vendit. Pas Korçës ka shkuar në Kolonjë. Gjatë një takimi me qytetarët, kreu i qeverisë nuk foli për program apo projekte, por sulmoi PD-në në pjesën kryesore të fjalës së tij.
“Janë bërë kashtë e ko*e nga të katërta anët. Të vijnë në vete. Një parti që zihen kush është i vërteti. Janë çakërdisur komplet. Demokratët duhet t’u thonë, “ejani në vete”. Jemi në një moment kthese shumë të madhe” tha ai.