Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një deklaratë për mediat mbrëmjen e djeshme, ku pati edhe takimin me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. I pyetur se pse refuzoi propozimin e BE-së për veriun e Kosovës, Kurti drejtoi gishtin nga Lista Serbe, partia serbe e cila bojkotoi zgjedhjet në 4 komunat.
Kurti ka deklaruar se nuk i vjen mirë që dalja në zgjedhjet për komunat në veri ishte e ulët, megithëse, shton se mbajtja e tyre është obligim.
Natyrisht që mua nuk më vjen mirë që dalja në zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat në veri, ishte e ulët. Mirëpo, nuk janë vetëm të drejta, por janë dhe obligime. Ne i patëm shtyrë, nuk mund t’i shtynim edhe një herë. Unë e kuptoj që këta nuk janë kryetar të komunave në kuptimin normal, pro legaliteti është i domosdoshëm.” – deklaroi ai.
Kryeministri shtoi se Lista Serbe ka gabuar, dhe se çmimin, duhet ta paguajë vetë ajo.
“Me fjalë të tjera, Lista Serbe ka gabu, por gabimin e Listës Serbe nuk mund ta paguajë edhe shteti edhe qytetari i Kosovës. Gabimin e Listës Serbe është dashur ta paguajë Lista Serbe. Ata është dashur të marrin pjesë në zgjedhje, jo t’i bojkotojë.” – tha Kurti.
Ai foli edhe për miratimin e Deklaratës për 1600 të zhdukurit e luftës
“Në këtë takim të nivelit të lartë, në fillim filluam me një notë të lartë e pozitive që u dakorduam bashkërisht për tekstin e Marrëveshjes të shndërruar pra në marrëveshje për çështjen e të zhdukurve me forcë, të zhdukurve me dhunë nga lufta në Kosovë.” – u shpreh Kurti për Deklaratën.
Ai u shpreh se draft-statui ka qenë i papajtueshëm me Kushtetutën e Kosovës.