Luiz Ejlli ka zbuluar se ka dashur që të largohet nga “Big Brother VIP” rreth dy herë. Teksa ndodhej në dhomën e gjumit, Efi e pyeti se këngëtarin se “sa herë ke dashur që të iki nga shtëpia?”.
Luizi fillimisht tha “1 herë”, por pastaj shtoi dhe një moment tjetër e cila ishte kur është eliminuar partnerja e tij, Kiara Tito.
“Sa mirë bëri që u rikthye. Se i binte mos ta shikoja 1 muaj e gjysmë, është shumë. Tani i bie dy javë dhe e di që është e lumtur. E di që e ka unazën në gisht, e di se po pret edhe ajo. Tokë e zënë, tani është duke dalë thashë e ta ketë me vete, tokë private, ruhet nga shteti”, tha ai.
Kur mungojnë vetëm tre ditë nga finalja e BBV, Luizi ka komentuar me banorët për 6 majin, duke u shprehur se kur Arbana të ketë zarfin duke thënë emrin e fituesit, do të humbasë 20 kilogram peshë nga stresi.
Duke folur me Efin, Luizi tha se ka dëshirë të dalë ose i katërti ose fitues dhe se nuk do e donte vendin e dytë. Efi nga ana tjetër i tha Luizit se nëse ai nuk shpallet fitues, ai nga inati nuk do e urojë as fituesin. Aludimet për fituesin e këtij edicioni kanë qenë të shumta brenda shtëpisë.
Teksa Luizi po bisedonte me Efin dhe me Kristin i tha atyre se nuk do e harrojë kurrë momentin kur Maestro është larguar nga shtëpia por para se të dilte ai tha se ka përzemër vetëm Oltën dhe Kiarën dhe donte që ta përcillnin për tek dera vetëm ato.