-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Manipulimi i kilometrave, merret vendimi: Nuk mund të blini më automjete të përdorura nga Gjermania!

Kryesoret

Tregtarët grekë të automjeteve të përdorura në Gjermani kanë hyrë në “listën e zezë” për shkak të kontrolleve që autoritetet po kryejnë vazhdimisht dhe kanë të bëjnë me automjetet e përdorura që u kanë shitur tregtarëve grekë dhe në shumë prej tyre janë konstatuar paligjshmëri në lidhje me TVSH-në dhe manipulimet e kilometrazheve.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, situata ka dalë jashtë kontrollit dhe tashmë njësitë e autorizuara kanë ndërprerë të gjitha shitjet tek tregtarët grekë të automjeteve të përdorura, ndërsa të njëjtën linjë ndjekin edhe shitësit e mëdhenj të pavarur të automjeteve të përdorura në Gjermani.

Arsyeja është fokusuar në faktin se organet tatimore dhe doganore të Gjermanisë i thërrasin vazhdimisht për kontroll për automjetet e përdorura që janë eksportuar në Greqi por siç është konstatuar në shumë raste ose TVSH-ja ka “humbur”, kilometrat jane manipuluar, ose dokumentacionet kanë probleme!

Shkurtimisht, disa tregtarë grekë të makinave të përdorura kanë arritur të fusin në listën e zezë të gjithë sipërmarrësit dhe i vetmi burim i blerjes së automjeteve të përdorura për grekët mbeteb shitësit e vegjël të pavarur me automjete me cilësi të dyshimtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit