Pas 21 orësh kërkime dhe ndjekje, Policia e Shkodrës, njoftoi se në bashkëpunim me Forcën Speciale RENEA, arriti të kapte dhe të vinte në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 51-vjeçarit, Petrit Vuksani, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në Shkodër. I arrestuari është 34-vjeçari Lek Vuksani, kushëri i viktimës, gjithashtu banues në Shkodër. Policia tha se gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.
Po ku u fsheh?
Policia sqaroi se killeri arriti që t’i shpëtonte arrestimit për 21 orë duke u strehuar në një shtëpi në rrugën “Pjetër Budi”. Vuksani kishte mundur të futej dhe të qëndronte në këtë banesë duke kërcënuar me armë pronaren e saj. Dje Lekë Vuksani qëlloi për vdekje në shtëpinë e tij 51-vjeçarin Petrit Vuksani. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Tom Kola” të Shkodrës. Shkak dyshohet se u bë pikërisht fakti se viktima i kërkoi Lekë Vuksanit që të lironte shtëpinë që i kishte lënë me qira gjatë kohës që nuk ndodhej në Shqipëri.
Vrau kushëririn, Lekë Vuksani u lokalizua ditën e krimit, por policia hezitoi ta arrestonte sepse…!