-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Yuri Kim thirrje gazetarëve: Duhet të bëni pyetje të vështira

Kryesoret

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim priti në një takim në seli një grup gazetarësh dhe u shpreh se një shtyp i lirë dhe i pavarur është thelbësor për demokracinë.

Për të shënuar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasadorja Yuri Kim priti një grup gazetarësh dhe përfaqësues OJQ-sh që punojnë për çështjet e medias në Shqipëri. Ajo theksoi se një shtyp i lirë dhe i pavarur është thelbësor për demokracinë dhe se është e rëndësishme që gazetarët të bëjnë pyetje të vështira.

Indeksi i Lirisë së Shtypit, “Gazetarët pa kufij”: Shqipëria mes vendeve problematike!

Ajo i nxiti që t’i përcjellin brezit të ri të gazetarëve mësimet që kanë marrë për të qenë të fortë dhe të guximshëm. “Shpresoj se nuk do ta nënvlerësoni kurrë rëndësinë e asaj që po bëni. Shpresoj se do të vazhdoni të bëni atë që po bëni”, u tha gazetarëve ambasadorja Kim.

Pjesëmarrësit diskutuan sfidat me të cilat përballen, duke përfshirë mungesën e qasjes në informacion, pasigurinë në punë dhe mungesën e transparencës financiare nga institucionet publike dhe organizatat mediatike” shkruan ambasada amerikane në Tiranë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit