Personi që organizoi vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin, Edmond Haxhia u largua nga Shqipëria më 20 prill, 2 ditë pasi ndodhja vrasje e biznesmenit nga Lezha.
Siç duket edhe nga kamerat e sigurisë së aeroportit të Rinasit, Haxhia shoqërohet nga e fejuara e tij dhe personi që ka ndihmuar hetuesit për të zbardhur vrasjen e Nikuljat.
Edmond Haxhia shfaqet në kamerat e sigurisë që lëviz qetë dhe i pa shqetësuar në ambientet e aeroportit pak para se të nisej drejt Anglisë, ku edhe jetonte prej vitesh. Sipas “Abc”, e fejuara e Haxhiajt ka treguar për hetuesit se ai ka mbërritur në Shqipëri në 24 nëntor, ndërsa fejesa është realizuar 2 ditë më vonë.
Po kështu ajo ka treguar se, ditën e Shën Valentinit ka shkuar në aeroport bashkë me të fejuarin e saj Edmondin dhe kanë marrë shtetasin portugez Ruben Saraiva dhe më pas të gjithë bashkë kanë shkuar në Shëngjin.
Në rrëfimin e saj, ajo e ka treguar se e ka takuar edhe disa herë të tjera Saraivën në shoqërinë e të fejuarit të saj, madje shtoi edhe një detaj të rëndësishëm, ai e përshëndeste me fjalët shqip “Si e kalut?”. Këtë frazë ia ka thënë edhe vetë viktimës para se ta vriste.