Vodhi një motor dhe një makinë në Tiranë, vihet në pranga 38-vjeçari Eduart Bardho dhe procedohet në gjendje të lirë F. S. 36 vjeç.
Bardho dyshohet se është autor i dy vjedhjeve të ndodhura gjatë javës së fundit, konkretisht më datë 27.04.2023, në rrugën “Hoxha Tahsim”, dyshohet se ka vjedhur me një karrotrec, automjetin e T. N., ndërsa më datë 03.05.2023, në rrugën “28 Nëntori”, dyshohet se ka vjedhur motorin e A. H., të cilin më pas ia ka shitur F. S.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti i vjedhur dhe motori i vjedhur, si dhe një aparat celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.