Një gazetar ka vënë në situatë të sikletshme presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç pasi i bëri një pyetje lidhur me masakrën në shkollën e Beogradit, përkatësisht lidhur me publikimin e fotografive nga plagosjet.
Sipas mediave serbe pyetja pati një efekt të tillë sa Vuçiçit iu deshën disa sekonda për t’u përgjigjur.
“Ju thoni që fëmijët nuk shohin televizor, por a do të bënit diçka ndryshe tani… u treguat atyre fëmijëve foto të personave të vrarë dhe të gjymtuar (të supozuar si viktima të klanit kriminal të drejtuar nga i arrestuari Velja Belivuk) dhe folët për të gjitha këto. A mendoni gjithashtu se kjo mund të ketë kontribuar në të? A do të bënit të njëjtën gjë sot?”, ka pyetur gazetari.
Snimak je ubrzo postao viralan na društvenim mrežama. pic.twitter.com/4TqqDk2g2l
— Al Jazeera Balkans (@AJBalkans) May 4, 2023
Vuçiç në fillim ishte dukshëm pa fjalë, e më pas disi arriti të jepte një përgjigje. Duke iu shmangur përgjigjes së drejtpërdrejtë të pyetjes, ai u përgjigj:
“Shpresonim që sot të kishte një nderim për viktimat, të kishte respekt për viktimat… Sa i përket përgjegjësisë sime dhe shfaqjes se fotove, ato u treguan që diçka e tillë të mos ndodhte kurrë sërish”, ka përfunduar Vuçiç.
Ditën e djeshme Beogradi është tronditur nga një krim makabër ku një nxënës i klasës së 7-të KK vrau me armë zjarri 8 nxënës dhe rojen.