Gjatë gjithë festës, Luizi përmendi disa herë Kiarën, duke i thënë asaj se e do shumë. Në një moment gjatë festës, ai iu drejtua kamerës dhe i dha një përshëndetje Kiarës.
Luizi: o Kiara o yll, o jet, o shpirt. Vdeksha unë për ty.
Teksa Ronaldo ishte shtrirë në tokë, Luizi bëri një kërcim vetëm për të. Ronaldo u rrethua nga të gjithë balerinat, madje edhe Efi kërceu për të.
Ronaldo ishte një tjetër banor që mori vëmendjen e festës, duke kërcyer me një prej balerinave. Ndiqni videot më poshtë, për të parë festën e beqarisë.
Teksa ata u përshëndetën me finalistët, balerina e cila kërceu thuajse gjithë kohën me Kristin, i tha atij që po e pret jashtë kur të dalë.
Ky i fundit i tha se edhe dy ditë del, duke nënkuptuar që mund të ketë një takim jashtë me balerinën.
Ish-banorët u larguan bashkë me balerinat, ndërsa finalistët u futën në dhomën e ndenjes dhe nisën të komentonin të gjithë festën, ku nuk u la pa u komentuar puthja e Kristit dhe e balerinës, apo kërcimi i tyre.