Qytetarët e Serbisë zenë vendin e tretë në mbarë botën për armatim. Institucionet shtetërore pretendojnë, se ky klasifikim është arbitrar. Presidenti Vuçiq deklaroi çarmatim në shkallë të gjerë.
Pas dy sulmesh amok brenda dy ditëve në Serbi vihet në lëvizje diskutimi lidhur me armëmbajtjen. E për këtë ka arsye të fortë: Sipas vlerësimeve të Projektit Studimor të Zvicrës, Small Arms Survey nga viti 2018 Serbia sa i përket armatimit të popullsisë civile zë vendin e tretë në mbarë botën – pas Jemenit dhe SHBA-së. Referuar këtij studimi raporti është ndër 100 banorë ka 39,1 armë të lehta.
“Sipas vlerësimeve të tjera pothuajse po kaq armë ndodhen në posedim ilegal”, deklaron për DW Predrag Petroviç, drejtor i studimeve në Qendrën e Beogradit për Politikën e Sigurisë (BCBP). “Sipas të dhënave zyrtare të policisë serbe nga viti 2021 në Serbi ka pasur 920.000 armë – ndërkohë janë dorëzuar 50.000 deri në 60.000 copë.”
Masakrat në Serbi, Vuçiç: Kërkova rikthimin e dënimit me vdekje
Pavarësisht të gjitha vlerësimeve: Përfytyrimi se në çdo shtëpi duhet të ketë armë, është mjaft i përhapur në Serbi. Arsyeja për këtë “kulturë të armës”, sipas ekspertit të sigurisë Petroviç, ka të bëjë kryesisht me luftërat, që janë zhvilluar nga viti 1991 në territorin e ish-Jugosllavisë.