Librazhdi është një bastion i socialistëve. Këtë duket se e ka kuptuar pas shumë vitesh edhe kryetari i PD-së zyrtare, që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj, Bujar Vreto, i cili sipas fotove të shpërndara në rrjetet sociale dhe media i është bashkuar festës së socialistëve me këngë dhe valle gjatë një aktiviteti.
Bujar Vreto është fiksuar nga kamerat duke kërcyer në valle me kandidatin e PS-së në Librazhd, Mariglen Disha. Fitoja e socialistit Mariglen Disha duket më e sigurtë se kurrë.