-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush qëlloi në Pukë? Kandidati i Berishës: Rivali socialist ka rekrutuar grupe me armë

Kryesoret

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Pukë, Rrok Dodaj ka mohuar akuzat e rivalit socialit Gjon Gjonaj për lidhje me të shtënat me armë zjarri gjatë natës me autor një të ri që kishte shkuar nga Tirana.

“Sa më shumë i afrohemi 14 majit, banda që ka drejtuar pushtetin vendor prej 8 vitesh, me në krye narkotrafikantin Gjon Gjonaj, përmes grupeve të armatosura, të cilat i strehon në Hotel Turizëm Puka, synon të ushtrojë presion dhe shantazh mbi banorët pukjan.

Të frymëzuar nga etërit e tyre politikë, që pushteti mbahet me grykën e pushkës, natën e mbrëmshme, killera me pagesë që vërtiten të armatosur rrugëve të qytetit, duke i bërë karshillëk policisë së shtetit, kanë tentuar të intimidojmë qytetarë të lirë dhe mbështetës të opozitës.

Të shtënat në Pukë/ Denoncimi i kryebashkiakut: Socialistët u kërcënuan nga kandidati pa parti i opozitës!

Prej kohësh, u kemi bërë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm, të mos bien “pre” e ngordhësirës që është në grahmat e fundit, pasi kjo qënie ligë, po përdor çdo mjet për t’u grabitur qytetarëve të drejtën e lirisë së votës.

Situata është tragjikomike, kur klithmave të tij për agresion, u përgjigjet në harmoni të plotë edhe shefi i Komisariatit të Policisë Pukë, i cili ngjarjen e referon në unison me deklaratën e shtabit elektoral të PS.

Dua t’i bëj thirrje strukturave të policisë së shtetit, shefit të Komisariatit Pukë, të mos shfrytëzojnë pozitën e tyre, të mos bëjnë pis ngjyrën e uniformës, duke u shndërruar në militantë politikë, por të jenë në lartësinë e përgjegjësisë dhe detyrës që u ngarkon ligji”, tha Dodaj.

Kush është djali i gjyqtarit me makinë luksoze që qëlloi me armë zjarri?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit