Real Madrid luan sonte finalen e Kupës së Mbretit përballë Osasunës në Sevilla. “Los Blancos” synojnë trofeun që mungon prej vitit 2014.
“Është gjithmonë emocion i madh të luash një finale. Personalisht e marr gjithmonë sikur do të jetë finalja e fundit. Të njëjtën gjë mendova edhe në vitin 2003, por nuk rezultoi e tillë. Njësoj mendoj edhe sot.
Kam vetëm një kërkesë për lojtarët, këto janë ndeshje të veçanta. Jemi përgatitur me dëshirë dhe entuziazëm të madh. Kemi ardhur me meritë deri këtu. Do japim gjithçka për të fituar”, theksoi Ancelotti.