-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërhiqu nga gara! Kandidati i Sarandës i përgjigjet Ramës: Vetëm përpara

Kryesoret

Pas kërkesës nga kryeministri Edi Rama për t’u tërhequr nga gara ka ardhur reagimi i  kandidatit të pavarur të Bashkisë së Sarandës, Gjergji Mërkuri.

Reagimi i tij ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve pasi ai ia ka kthyer përgjigjen me sloganin e vetë fushatës së PS-së.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook Mërkuri shprehu bindjen te fitorja dhe ftoi qytetarët ta mbështesin në 14 maj.

“Ditën e djeshme Saranda u vizitua nga kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama, duke dëgjuar fjalët e mira në adresën time dhe kërkesën e tij, ne si qytetarë i përgjigjemi me sloganin e tij të fushatës elektorale:

“NUK KA KTHIM MBRAPA, VETËM PËRPARA”.

Teksa na ndajnë dhe një javë nga data zgjedhjeve unë informoj të gjithë bashkëqytetarët e mi se fushata jonë vazhdon intensivisht dhe këtë javë. Ne do të jemi kudo, do të flasim me çdo qytetar që e do Sarandën, të majtë dhe të djathtë qofshin. Kjo nuk është një betejë poltike, kjo është një betejë për Sarandën dhe qytetarët do të triumfojnë në 14 maj.

Ndaj këtë javë ftoj çdo mbështetës dhe simpatizantë, të flasë me këdo që mundet, të përcjellë mesazhin në çdo cep të qytetit, të unifikojmë forcat, pasi nga fitorja na ndan vetëm një javë. VENDOSIN QYTETARËT, JO PARTITË,” shkruan Mërkuri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit