Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ditën e sotme është takuar me qytetarët në Velipojë, për të kërkuar voton e tyre për kandidatin e KB më 14 maj.
“Sot e shohim se familja është në një krizë shumë të madhe. Situata ekonomike është shumë e rënduar për shkak edhe të korrupsionit të frikshëm të Rilindjes. Asgjësimi i shtresës së mesme ka sjellë një problem shumë të madh”, tha Meta.
Më tej ai theksoi se investimet publike shpesh janë fiktive , pasi kryeministri Rama me sektin e ‘Rilindjen’ ka për qëllim vetëm pushtetin.
“Premtimi për pagat u shua pa ardhur zgjedhjet”, tha më tej kreu i PL.