Gjykata e Tiranës la sot në burg pa afat, babë e bir Bedri dhe Albert Vodhën, babë e bir të cilët u prezantuan tek një biznesmen si një zyrtar i lartë i pushtetit vendor duke i kërkuar 100 mijë Euro.
“E di si e kam situatën në këto kohë, a ke mundësi për 100 mijë Euro?”. Ky mesazh mbërriti në telefonin e biznesmenit në Tiranë në vend nga një numër anglez.
Dërguesit ishin Bedri e Albert Vodhën. Komunikimi mes të arrestuarve u zhvilluan në aplikacionin Telegram. Biznesmeni nuk e hëngri “karremin” dhe i çoi në polici duke bërë denoncim. Më pas kanë qenë uniformat blu ato që kanë marrë në dorë komunikimin me mashtruesit duke i thënë se “nuk kam 100 mijë Euro, 70 të bëjnë punë”?
Pasi mashtruesit kanë shprehur dakordësi, është lënë dhe takimi për marrjen e shumës së parave. Në këtë moment, kanë ndërhyrë forcat e policisë duke bërë arrestimin e babë e bir.
E njëjta masë sigurie u caktua për Florian Gjergjin të shpallur në kërkim nga policia, që dyshohet të jetë një nga organizatorët e kësaj skeme mashtrimi. Kjo skemë është aplikuar dhe më parë ndaj biznesmenëve të tjerë në vend.
“Bëj gati 100 mijë Euro”! Kyçen në qeli babë e bir që i bënë rrengun biznesmenit