Ditën e djeshme Italia u trondit nga vrasja e dyfishtë që bëri Taulant Malaj. Taulant Malaj e goditi më shumë se 20 herë me thikë 51-vjeçarin italian Massimo De Santis, me të cilin dyshonte se kishte lidhje dashurie bashkëshortja e tij Tefta.
Mediat italiane kanë publikuar detaje nga ekspertiza e hetuesve, të cilët thonë se për shkak të goditjeve të shumta, trupi i italianit ishte i coptuar.
Thika e tij i shkaktoi plagë të rënda edhe të bijës 16-vjeçare Xhesika, e cila sipas mediave ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.
Bashkëshortja e tij, 39-vjeçarja Tefta Malaj u plagos po ashtu me thikë në ngjarjen e rëndë të së Dielës dhe aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.