-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta-Berisha pa numërues votash në gjysmën e KZAZ-ve, PL “ankohet” në Kolegjin Zgjedhor!

Kryesoret

Koalicioni Berisha-Meta ka mbetur pa numërues votash në gjysmën e KZAZ-ve të vendit. Pasi KAS rrëzoi kërkesën e tyre për të mos e ndarë anëtarin e katërt me PDIU-në, Partia e Lirisë i është drejtuar Kolegjit Zgjedhor.

Partia e Lirisë kërkon rrëzimin e vendimit të KAS, në mënyrë që anëtari i katër i grupit të numërimit të votave të jetë vetëm i Partisë së tyre.

Sipas ligjit, nga 4 anëtarë, 2 numërues i përkasin PS-së dhe 1 PD-së. Ndërkohë, sipas shortit që u hodh në KQZ pak ditë më parë, Koalicioni Meta-Berisha do të ketë numërues të votave për zgjedhjet e 14 majit vetëm në tavolinat e numërimit me numër tek në të gjitha KZAZ-të e vendit.

Ndërsa, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet në tavolinat me numër çift.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit