I Dërguari Special i Donald Trump për Misione të Veçanta të SHBA, Richard Grenell, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë, duke e cilësuar shpërndarjen e parlamentit dhe nisjen e konsultimeve për zgjedhje si një lajm të mirë.
Ai e lidh këtë zhvillim me rikthimin e ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe mundësinë e tij për t’u kthyer në kryeministër.
“Lajm i shkëlqyer. Zoti po na përgatit të gjithëve për rikthimin e Hashim Thaçi! Thaçi për Kryeministër”, shkruan Grenell në X.









