-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama pezullon statusin strategjik për resortin në Plazhin e Gjeneralit

Kryesoret

Qeveria pezulloi përkohësisht statusin e investitorit strategjik për resortin e kompanisë Mediterranean Wave në Plazhin e Gjeneralit me argumentin se bie ndesh me Planin e Përgjithshëm Vendor të Kavajës.

Komiteti i Investimeve Strategjike ka vendosur që statusi i investitorit strategjik që iu dha këtij subjekti në dhjetor të vitit 2021, të pezullohet derisa kompania të ndryshojë projektin për ta përshtatur atë me treguesit urbanistik të lejuar për zonën.

“Deri në përmbushjen e detyrimeve nga subjekti investues, efektet juridike të Vendimit “Për miratimin e statusit “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Veçantë” për projektin e investimit “Mediterranean Wave” me subjekt aplikues shoqëria “Mediterranean Wave” sh.p.k. pezullohen,” thuhet në vendimin e marrë në mbledhjen e fundit të Komitetit të Investimeve Strategjike.

Në dhjetor të vitit 2021 qeveria i dha kompanisë “Mediterranean Wave” të zotëruar nga biznesmeni Shpëtim Shijaku. Vendimi i fali kompanisë 635 mijë metër katrorë tokë shtetërore në Plazhin e Gjeneralit si dhe përmes tij qeveria mori përsipër të ndërtonte të gjithë infrastrukturën, duke përfshirë rrjetin elektrik, atë rrugor dhe kanalizimet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit