Forcat ruse granatuan tetë komunitete në rrethin Sumy, duke gjuajtur më shumë se 109 të shtëna me lloje të ndryshme armësh. Kjo është raportuar nga administrata ushtarake e distriktit Sumy në Facebook, siç raportohet nga Kyiv Independent.
Sipas postimit, Rusia bombardoi komunitetet e Bilopillia, Krasnopillia, Velyka Pysarivka, Znob-Novhorodske, Esman, Seredyna-Buda, Nova Sloboda dhe Yunakivka. Forcat ruse përdorën artileri për të shënjestruar komunitetin e Bilopillia.
Një banesë private mori flakë nga bombardimi. Komuniteti Bilopillia në pjesën qendrore të rrethit Sumy përjeton granatimet më të shpeshta, tha Taras Savchenko, ushtrues detyre i kreut të administratës ushtarake të Territorit Sumy.
Mbrëmë rusët sulmuan Kievin me 35 dronë kamikaze të prodhuar nga Irani. Kjo është bërë e ditur nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës me anë të një postimi në Facebook.
“Në natën e 8 majit 2023, armiku sulmoi përsëri Ukrainën, duke përdorur UAV-të sulmuese Shahed të prodhuara nga Irani. Mbrojtësit tanë shkatërruan 35 nga 35 dronë”, thuhet në postim.