Një aksident ku ka mbetur e vdekur një shtetase gjermane ka ndodhur disa minuta më parë në Qafë-Thanë.
Trajleri ka rrëshqitur dhe ka goditur autoveturën që drejtohej nga një që udhëtonte me bashkëshortin e saj.
Gruaja ka ndërruar jetë në vend ndërsa bashkëshorti ndodhet në spital. Policia në vendngjarje. Ky është aksidenti i 6 për sot në aksin Pogradec-Prrenjas.