Berat-I shpallur në kërkim për marrëdhënie seksuale me të mitur dhe përndjekje, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari. Policia thotë se 35-vjeçari Aljon Pasho i dënuar me 4 vjet e 5 muaj burgim, nga Gjykata e Sarandës, u vu në pranga falë informacioneve të siguruara nga shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal, përmes inteligjencës informative.
35-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë e ka dënuar me 4 vjet e 5 muaj burgim, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Përndjekja”.
Në vitin 2018, në qytetin e Sarandës, shtetasi Aljon Pasho ka përndjekur një shtetase të mitur 13 vjeçe dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Sarandë.