Amos Muji Zaharia në një prononcim për ‘Revista Class’ ditën e djeshme ka folur për Dea Mishel, Luizin, e jo vetëm. Duke folur për blogeren, ai tha se e ka takuar atë në finale por nuk kanë munduar të bisedojnë shumë.
“U takuam patjetër, por nuk është se patëm mundësi të flisnim shumë. Ajo (Dea) sapo ka dalë dhe unë e di si është kur sapo del nga aty. Do pak kohën e veten për ta marrë veten.”- tha ai.
I pyetur se si ‘ai e mori veten’ pas daljes nga “Big Brother VIP’, pasi u përball me kritika e gjuhë urrejtje në rrjet, aktori tha: “Ishte e tmerrshme(dalja ime). Por tani jam shumë mirë. Ishte pak e vështirë se kalova nga një traumë në realitet.
Nuk e prisja kurrë që do kishte këtë impakt dhe vëmendje…disa gjëra për shembull që për mua kanë qenë shaka e momentit. Megjithatë ja ku jemi, çdo gjë ka kaluar”.
A u takua me Luizin? “Patjetër që u takuam sepse në fund të ditës unë nuk i kam bërë asgjë, dhe as ai nuk më ka bërë gjë mua. U përqafuam, u uruam. Më tha ‘Mos u mërzit’, i thashë ‘Nuk mërzitem, më bëhet qejfi për ty”.