Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pranë zonës së njohur si Uji i Ftohtë.
Sipas të dhënave të para, një makinë e tonazhit të rëndë ka dalë në anën tjetër të rrugës duke goditur barrierat mbrojtësi.
Fatmirësisht si pasojë e këtij aksidenti ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka të lënduar në njerëz.
Ndërsa shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështira në rrugë. Megjithatë në vendin e ngjarjes, ndodhen efetivët e Policisë së Shtetit për të zbardhur shkaqet e aksidentit.