-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Akuzat për blerje votash në Kuçovë/ Meta: E inskenoi kapter Çuçi

Kryesoret

Katër ditë përpara zgjedhjeve kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në 14 Maj dhe të votojnë. Ai tha se nuk duhet të dëgjojnë Edi Ramën, që u kërkoi opozitarëve që të flenë gjumë, por ta votojnë kundër për ta larguar.

Edi Rama është i tmerruar. Kjo e detyron të shfazohet dhe të bëjë thirrje për pjesëmarrje sa më të ulët dhe demokratët e opozitarët t’ja fusin gjumit në 14 Maj. Por si mund të flenë gjumë demokratët dhe opozitarët, kur kanë fëmijët jashtë vendit dhe ata që i kanë këtu, prandaj nuk do të ketë gjumë, dhe natën do ta bëjmë ditë” tha ai.

Ilir Meta kishte një përgjigje për ata që akuzojnë që anëtarë të partisë së tij në Kuçovë po blejnë vota apo thirrjen e ambasadores amerikane sot (lexo këtu). Kryetari i PL-së akuzoi se gjithçka është inskenim i Bledi Çuçit, i deleguar i PS-së në Berat.

Nëse do të kishin shqetësim (ambasadorët) do të kishin kontaktuar me ne. Kjo është një lojë e Bledi Çuçit në Berat që është inskenuesi i lajmeve të tilla që nuk kanë lidhje me kandidatin dhe shtabin tonë. Të gjithë diplomatët dhe ndërkombëtarët e dinë kush po përdor burime shtetërore, kush po hedh asfalt elektoral nga një fabrikë pa leje në një zonë të gjelbër në Tiranë.

Janë vetëm inskenime të Bledi Çuçit, që është një kapter i Ramës që zbaton urdhrat e tij. Ka të drejtë ai, unë isha në fshatin Bardhaj në Lumas, Kuçovë, që kishte votuar dikur 80% për këtë zotërinë Hajdarin e Rilindjes dhe të gjithë ishin me Lefter Maliqin” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit