Një 22-vjeçare në Britani e identifikuar me emrin Angel Lynn ka pësuar një aksident të rëndë që për pak sa nuk përfundoi fatal.
Skanimet tregojnë çarjet e tmerrshme në kafkën e të resë pasi ajo u rrëmbye nga i dashuri i saj dhe ra nga një furgon në rrugë me 60 km/h.
Siç shihet edhe në foto Lynn ka pësuar thyerje në pjesën e sipërme të kafkës, poshtë anës së fytyrës dhe në ballë. Ndërsa një tjetër imazh tregon dëmtimet e hundës, grykës së syrit dhe faqeve, shkruajnë mediat e huaja.
Ish-i dashuri i saj Chay Bowskill po vuan një dënim 12-vjeçar për rrëmbim e dhe mosdeklarim të provave lidhur me ngjarjes. Bowskill pretendoi se Angel kishte rënë ose u hodh nga furgoni ndërsa udhëtonte me 60 mph, por nëna e saj Nikki Lynn beson se ajo ishte shtyrë.
Lëndimet e Angel ishin aq të rënda sa mjekët kishin frikë se ajo nuk do të mbijetonte, por tani ajo është në gjendje të qëndrojë në këmbë dhe të komunikojë më shumë.