-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Euro drejt fundosjes, prek minimumin historik

Kryesoret

Rënia e euros vijoi më tej ditën e sotme, duke e çuar monedhën europiane në një minimum të ri historik në kursin e këmbimit me lekun.

Kursi zyrtar i këmbimit, i publikuar nga Banka e Shqipërisë, zbriti në 110.73 lekë, në rënie të mëtejshme me 0.21 pikë krahasuar me ditën e martë. Që nga fillimi i vitit, kursi i këmbimit të euros ka rënë me 3%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë zhvlerësimi i euros ka arritur tashmë në 8.1%.

Sipas agjentëve të tregut, faktori kryesor i rënies së vazhdueshme të euros ngelet oferta e lartë e monedhës europiane.

Kjo është një periudhë e vitit kur oferta e euros ka tendencën të rritet, për shkak të faktorit sezonal dhe shtimit të turizmit hyrës. Megjithatë, agjentët mendojnë se një ndikim në rritjen e ofertës për valutë mund të kenë edhe zgjedhjet e afërta lokale. Sipas tyre, në disa zona të vendit vërehet një fluks i shtuar i këmbimeve të euros në pikat e këmbimit valutor.

Pa nisur ende mirë sezoni veror, euro tashmë po i afrohet kufirit të 110 lekëve, duke u zhvlerësuar përtej parashikimeve të analistëve financiarë në fillim të këtij viti. Nëse mbështetemi në të dhënat historike, gjasat janë që kursi i këmbimit të euros të bjerë më shumë deri në fillim të muajit gusht, kur zakonisht sezoni veror dhe prurjet valutore të lidhura me turizmin arrijnë pikun e tyre./Monitor

 

 

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit