-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush është i “tmerrshmi” i Matit? Hulku me 12 targa që i shpëtoi policisë nga duart

Kryesoret

Një 29-vjeçar është shpallur në kërkim në Mat pasi kërcënoi një person pas një debati. 29-vjeçari është me precedent të theksuar kriminal, i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit të banesës, policia gjen dhe sekuestron 12 targa automjetesh (2 prej të cilave me mbishkrimin “Policia”, 4 targa të huaja dhe 6 targa shqiptare), një fenelinë, një rrip multifunksional si ata të policisë dhe 1 krehër kallashnikovi.

Por kush është ai? Policia thotë se bëhet fjalë për Hulk Dedjan, i cili sapo ka parë shërbimet e policisë ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira.  Vijon puna intensive për kapjen e tij si dhe të personave të tjerë që shoqëronin, që sipas policisë për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhënat e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit