-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mbuluan me rrjetë vilën në Nivicë dhe…”, fqinjët zbulojnë lëvizjet e rrëmbyesve të “Koçoles” dhe Sulovarit

Kryesoret

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga rrëmbimi dhe zhdukja e dy personave në Srandë, përkatësisht Leonard Theodhori dhe Fatmir Sulovari. Mësohet se, një vilë në Krekëz të fshatit Nivicë, Bashkia Himarë, rezulton të jetë një ndër pikat kryesore ku janë fokusuar hetimet e policisë dhe prokurorisë lidhur me zhdukjen e dy 46-vjeçarëve.

Pikërisht në këtë vilë është gjetur i fshehur edhe automjeti tip “Mercedes-Benz” me të cilin dyshohet se janë rrëmbyer dy të zhdukurit. Kjo vilë ishte dhënë me qira me ndërmjetësimin e 28-vjeçarit Sofokli Baxheri, punonjës i një agjencie imobilare.

Baxheri është i arrestuari i vetëm deri tani, të cilin Prokuroria e Sarandës e akuzon për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

39 minutat misterioze, çfarë nuk di policia për fatin e “Koçoles” dhe Sulovarit?

Kjo vilë, në pronësi të një emigranti me banim në Greqi, i është dhënë me qira pikërisht personave të dyshuar për rrëmbimin e “Koçoles” dhe Sulovarit. Me pronarin ka ndërmjetësuar përmes telefonit Sofokli Baxheri dhe palët janë dakordësuar për çmimin 500 euro/muaj.

Sapo kanë marrë vilën, sipas informacioneve të policisë, banorët e rinj janë kujdesur të vendosin një rrjetë para portës me qëllim që askush mos të shihte se çfarë ndodhte brenda rrethimit të saj.

“O nëna më dëgjo…”! E ëma rrëfen amanetin e fundit të “Koçoles”: O bir kush të vrau

Ndërkohë që, sipas dëshmive, nga ajo banesë hynin e dilnin mjete të ndryshme si fuoristradë “Mercedes-Benz”, “G Class” ngjyrë e zezë, furgon tip “Ford” ngjyrë e bardhë, fuoristradë “Peugeot” ngjyrë e kuqe.

Po ashtu edhe autovetura “Mercedes-Benz” me të cilën dyshohet se kanë ndodhur dy krime, vendosja e eksplozivit tek banesa e Lefter Lefterit dhe rrëmbimi e zhdukja e Leonard Thodhorit e Fatmir Sulovarit.

Kush e zhduku pronarin e diskos dhe “Koçolen”? Vjen reagimi i shtetit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit