Avokatët e Taulant Malajt, Michele Maiellaro dhe Giacomo Lattanzio duke folur mediat italiane kanë treguar se klienti i tyre nuk ka qenë i vetishëm në momentin e krimit.
Avokati Giacomo Lattanzio siguroi nga pamjet që kanë parë se fëmija 5- vjeç nuk ishte fshehur pas një divani dhe se Taulant Malaj nuk ka bërë asnjë gjest agresionin ndaj djalit duke hedhur poshtë çfarë u raportua për fshehjen të vogëlushit.
Kujtojmë që Taulant Malaj vrau vajzën e tij Xhesika Malaj dhe fqinjin pas dyshimeve se gruaja e tij kishte një lidhje intime me fqinjin De Santis. Gjithashtu ai plagosi me thikë edhe gruan e tij Tefta Malaj.