Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Jori Delli është ndaluar mbrëmë nga policia. Këtë e ka zbuluar vetë ajo teksa ka postuar në “Instastory” një video. “Panik”, ka shkruar modelja bashkëngjitur në fjalë.
Jori ka zbuluar edhe arsyen se pse policia e ka ndaluar teksa ajo ndodhej në makinë. Ajo shprehet se ka menduar se ka bërë ndonjë gjë, por në fakt e kanë ndaluar për të bërë fotografi.
“Thashë po bëja ndonjë gjë por donin vetëm fotot, ja ku janë, 1, 2, 3”, thotë Jori teksa tregon policët që po qeshnin.