-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Yuri Kim lë porositë për drejtësinë para largimit: Të korruptuarit në burg

Kryesoret

Në 110 vjetorin e themelimit të Gjykatës së Lartë, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim u shpreh se reforma në drejtësi po funksionon dhe prova për këtë, sipas diplomates është fakti që politikanët janë trembur.

Shqiptarët më kanë thënë se duam drejtësi. Se duan një mundësi të barabartë për të qëndruar në këtë vend për të qenë një Shqipëri e mrekullueshme. Reforma në drejtësi vazhdon që të prodhojë rezultate reale dhe të prekshme.

Dyshimi i shqiptarëve në fillim në reformën në drejtësi po zëvendësohet gradualisht. Gjykata e Lartë nga 19 anëtarë, kishin vetëm një gjyqtar 4 vite më parë, sot ka 16, dhe 3 vakancat duhet të plotësohen sa më shpejt. SHBA janë krenare që mbështesin gjykatën me udhëzime për uljen e stokut të dosjeve të prapambetura.

Duhet të jemi më të kujdesshëm. Kundërshtarët e drejtësisë duan që ajo të dështojë, do të donin të fshihnin veprimet e tyre korruptive dhe të bazohen në pandëshkueshmëri.

Kjo është një shenjë që reforma në drejtësi po funksionon dhe tregon që të gjithë ne së bashku të qëndrojnë të përkushtuar ndaj kësaj detyre. Themeli është ndarja e gjyqësorit nga ndikimi politik” tha ajo.

Kim më pas garantoi se pavarësisht se do të largohet nga Shqipëria tani që është në fund të mandatit të saj, përkushtimi i SHBA-së për reformën në drejtësi nuk do të ndryshojë cilido ambasador që të vijë.

“Tani është koha për një ambasador të ri dhe të gjithë kemi parë procesin që është zhvilluar në SHBA. Ju mund të ndryshoni ambasadorë por mbështetja për reformën në drejtësi nuk ka për të ndryshuar. Kur SHBA flasin dhe këmbëngulin për reformën në drejtësi e bëjnë si një mik i mirë” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit