Në pritje të provave nga Shqipëria, gjykata në Marok ka lënë në burg portugezin Ruben Saraiva, ekzekutorin e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj.
Afati i qëndrimit në burg është 40-ditor, ndërsa autoritetet shqiptare brenda kësaj kohe duhet të dorëzojnë materialet hetimore me prova dhe argumente ligjore, përmes të cilave të provojë implikimin e tij në krim.
Gjithashtu parashikohet zgjatja e një vendimi konkret nga marokenët, edhe nëse binden për ta ekstraduar, pasi Saraiva mund t’i drejtohet një hallke me të lartë gjyqësori në Marok, për të kundërshtuar.
Dy vendet nuk kanë marrëveshje ekstradimi, por Maroku me një pak të veçantë mund të dorëzojë portugezin në Tiranë.