-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pëson avari në det, ngec pranë Kepit të Palit jahti turistik me flamurin anglez

Kryesoret

Një mjet lundrues, velierë, ka pësuar avari në det të hapur në afërsi të kepit të Palit. Sipas informacioneve, jahti turistik “Moon Child GB” me flamur anglez, ndodhej rreth 7 milje në veriperëndim të Kepit të Palit kur ka lëshuar sinjalin Sos.

Menjëherë janë vënë në lëvizje institucionet detare, ku pas disa orësh është bërë e mundur nxjerrja e mjetit lundrues pranë Portit të Durrësit.

Ekuipazhi dhe personat që ndodheshin brenda tij, janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa Roja Bregdetare bën me dije se dy personat që ndodheshin brenda janë nxjerr pranë Portit të Durrësit.

Dyshohet se mjeti lundrues ka prekur cekëtinën, duke mos njohur terrenin ujor ku po lundronte.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit