Krist Aliaj ka bërë postimin e parë në rrjete sociale pas daljes nga Big Brother VIP. Postimi i tij është falenderues për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi të vështirë, por siç shprehet Kristi, pasurues.
Ai ka shprehur gjithashtu vlerësimin e tij për finalistët e tjerë, Luizin, Efin dhe Dean, duke i cilësuar si kundërshtarët më të mirë që mund të kishte kërkuar.
“Faleminderit Shqiperi! Faleminderit shqiptarë në mbarë botën! Faleminderit për durimin, respektin, mirëkuptimin dhe vleresimin tuaj! Ishte një udhëtim i veshtire, por nje eksperience shume pasuruese Ju vlerësoj sepse ishit kundërshtarët më të mirë që mund të kisha kërkuar. Koha për të vënë në përdorim potencialin tuaj, Luiz, Efi dhe Dea. Shumë respekt për të gjithë ekipin e produksionit per kohën dhe perkushtimin e madh!”, ka shkruar Kristi.
Tek postimi i tij, bie në sy dhe komenti i Deas, e cila për humor i shkruan: “Jo, une dua falenderim te dedikuar me postim me vete”.