Pasditen e sotme rreth orës 16:35 në rrugën “Xhanfize Keko” ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues A. Xh., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Shoferi ka arritur të dalë me shpejtësi pa pasoja. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.