Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luiçiano Boçi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook është shprehur se nga kjo fushatë është bindur se politika reflekton më së miri brendësinë e njeriut që e bën dhe e promovon këtë politikë.
Ai shtoi se të dielën Elbasani do të japë përgjigje për mes votës dhe jo fjalëve.
Postimi i plotë:
Dy fjalë përpara se tju takoj të gjithëve në shesh.
Kjo fushatë, më ka bindur se politika reflekton më së miri brendësinë e njeriut që e bën dhe e promovon këtë politikë.
Politikani sheh brenda vetes dhe flet, ndërton fushata, krijon vizione…
‼️Mos ja merrni për të madhe dikujt që kur sheh brenda vetes nuk gjen asgjë tjetër veç përbuzje, urrejtje, humor të zi… Le t’i nxjerrim në harresë ata politikanë që e ka shpirtin mejhane dhe estitikën tallava. Ata po tregojnë çfarë janë dhe çfarë aspirate kanë për qytetin tënd.
Nuk mundet Elbasani të pranojë për veten një vlerësim kaq poshtërues!
Të dielën u japim përgjigje. Pa fjalë! Me votë.