Gruaja e 49-vjeçarit shqiptar i cili vra vajzën e tij 16-vjeçare dhe një italian 51-vjeçar, Tefta Malaj ka dëshmuar para hetuesve italianë.
Në dëshminë e saj 39-vjeçarja ka mohuar të ketë pasur lidhje me fqinjin italian Massimo De Santis, me të cilin Taulant Malaj dyshonte se e tradhtonte.
Nga dëshmia e saj mësohet se bashkëshorti ishte shumë posesiv e xheloz.
“Vitin e fundit ishte bërë posesiv për shkak të lidhjes së pretenduar jashtëmartesore që ai dyshonte se kisha me Massimo De Santis. Bashkë kemi pasur vetëm një miqësi,” tha ajo.
Ndërsa në lidhje me armën e krimit, një thikë 18 centimetra e gjatë me një teh 8 cm u shpreh se nuk e kishte parë kurrë në shtëpi. Ajo dyshon se 49-vjeçari mund ta ketë marrë enkas për atë ditë.