34-vjeçari Grigor Likaj është arrestuar në Vlorë. Ai ishte në kërkim për trafikun e një ton kanabisi në Itali. I shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor ndërkombëtar të koduar “Syri”, të zhvilluar në korrik të vitit 2022 vlonjati fshihej në lagjen “1 Maji” duke u arrestuar.
Likaj në bashkëpunim me 5 persona e arrestuar në muajin korrik të vitit 2022, në Vlorë, dyshohet se ka transportuar një sasi prej 992 kg lëndë të dyshuar narkotike marijuanë (të ndarë në 153 pako), me 3 skafe, drejt një mjeti tjetër lundrues, velierë në thellësi të ujërave të detit Jon dhe më pas e kanë nisur atë drejt Italisë.
Gjatë këtij operacioni, u sekuestruan lënda narkotike, 2 automjete dhe 4 mjete lundruese që u përdorën për transportimin e saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.