-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Heshtje zgjedhore

Kryesoret

Një muaj fushatë u mbyll. Sot jemi në heshtje zgjedhore. Shqipëria ka hyrë zyrtarisht në 24-orëshin e fundit përpara se qytetarët t’u drejtohen kutive të votimit, për të hedhur fletët e preferencave për partitë dhe kandidatin. Palët politike duhet t’i lënë piedestalin e skenës sovranit popull. Ky i fundit vendos për katër vitet e ardhshme se kush do të jetë në krye të bashkive.

Koncepti i heshtjes zgjedhore, hyn në fuqi një ditë përpara ditës së zgjedhjeve. Më pas, ajo vazhdon deri në çastin e mbylljes së procesit zgjedhor në ditën e votimeve. Heshtja nënkupton se propaganda politike nuk mund të ushtrohet. Për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, dita përpara mbajtjes së tyre përkon me përfundimin e përgatitjeve të Qendrave Zgjedhore, për t’u hapur në orën 07:00 të ditës së votimit.

Gjatë kësaj periudhe, përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore në qendra votimi. Në tërësi, në Shqipëri, janë 12 qarqe. Këto përfshijnë brenda tyre 61 bashki, të ndara në 92 Zona të Administrimit Zgjedhor. Materialet zgjedhore të përfshira, janë fletët e votimit, kutitë dhe dhomat e fshehta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit